KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet
Politikë

Kurti: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

Kosova News
Kosova News 23:18 -02/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Kurti ka thënë se detajet për zgjedhjet e reja do të diskutohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguariN e posaçëm të SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javën e ardhshme.

 “Nuk e mohoj mundësinë për për zgjedhje të reja, por drejtësinë së pari duhet ta vendosim në vend. Njëherë duhet të dalin para drejtësisë bandat në veri. Për de-eskalim, bandat e dhunshme duhet ose të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj mund të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Javën e ardhshme, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe ne do t’i diskutojmë detajet. Edhe unë besoj në zgjedhje të parakohshme, por na duhen edhe rendi e ligji së pari”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.

“Kryetarët që kanë fituar komunat, kanë legjitmitet të ulët për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Ne kemi ftuar qytetarët për të votuar, por Beogradi i ka shantazhuar. Duhet ta ndalojmë Beogradin që të mos i bullizojë serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbisë, e veçanërisht Rusisë, i pengon që Kosova të ketë sukses si shtet.

“Rusia nuk do që Kosova të ketë sukses si shtet, sepse ne jemi një storie suksesi e NATO-s. Nuk jemi një shtet i madh, por jemi shembull i mirë se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten së bashku”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga gazetari Chuck Todd nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë të tepruar, Kurti ka thënë se kjo gjë nuk mund të dëshmohet, ngase Policia e Kosovës është forcë profesionale e trajnuar për vite nga SHBA.

“Nuk ka asnjë provë që Policia e Kosovës është sjellur në mënyrë të gabuar. Ata janë trajnuar për 20 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër kemi bandat, që janë këtu për ta destabilizuar Kosovën”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Kosova News 02/06/2023 02/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
09:39 -08/06/2026
Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?