KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër
Politikë

Kurti përmend të vrarët që nga viti 2000 në veri: Situata s’është e re por vazhdimësi e vjetër

Kosova News
Kosova News 14:09 -02/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri është e tensionuar dhe e rrezikshme jo veç që dy jave, por prej vitit 1999, sipas Kurtit, situata atje nuk ka qenë aspak normale.

Sipas tij, në verën e vitit 1999, regjimi i Millosheviqit ka qenë para rrugës “pak pushtet për të gjithë serbët në krejt Kosovës”, ose “i gjithë pushteti për pak serbë në një pjesë të Kosovës”, teksa shtoi se Millosheviqi e zgjodhi të dytën.

I pari i qeverisë i përmendi të gjithë ata që u vranë në veri të Mitrovicës prej trazirave të vitit 2000 e tutje.

“Po e përmendi vetëm një fakt që nuk do të duhej të harroj e që ka të bëjë me sundimin e ligjit e drejtësi. Pas luftës janë vrarë shumë njerëz në veri të Kosovës. Gjatë trazirave të viteve 2000 janë vrarë Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Remzie Canhasi, Avni Haradini”.

“Dyshohet se nga strukturat kriminale në veri, gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë vrarë tre shqiptarë, Ajvaz Shatrolli, Isak Ibrahimi dhe Ferid Citaku më 17 mars 2004. Si pasojë e drejtpërdrejt e strukturave ilegale të Serbisë kanë humbur jetën në përpjekje për të shmangur rrezikur e janë mbytur në lum tre fëmijë, Egzon Deliu 12 vjec, Avni Veseli 11 vjec e Florent Veseli 11 vjec, të tre më 16 mars 2004 në Cabër”, tha Kurti.

Tutje, Kurti e përmendi edhe vrasjen e Hakif Mehmetit që u vra më 8 shtator të vitit 2011 në lagjen “Kodra e Minatorëve”, e të boshnjakut Shefko Sallkoviq, i cili u vra më 26 korrik 2011 në Zupç,

“Selver Haradinaj është vrarë më 8 prill tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Murat Kuqi është vrarë më 12 maj 2017 e Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës. Ajo është situatë e nginjur me krim. Është situatë me nginjur me organizata e grupe kriminale, prandaj ajo çka ka ndodhur të hënën nuk është ngjarje e re, por vazhdimësi e vjetër”, tha Kurti,

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

Kosova News 02/06/2023 02/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?