KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkimet për rastin Dehari, KPMSHCK shfuqizon vendimet për Ylber Topallin dhe Destan Zogajn
Siguri

Shkarkimet për rastin Dehari, KPMSHCK shfuqizon vendimet për Ylber Topallin dhe Destan Zogajn

KosovaNewss
KosovaNewss 10:42 -02/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK), ka marrë vendim që kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli dhe ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, të kthehen në vendin e punës. 

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Topallit dhe Zogajt, avokati Faton Fetahu, përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi vendimet e KPMShCK-së.

Lidhur me rastin e Topallit, KPMShCK më 29 maj 2023 ka marrë vendim, me të cilin e ka aprovuar si të bazuar ankesën e parashtruar nga ankuesi Ylber Topalli dhe ka shfuqizuar vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas këtij vendimi, sekretari i përgjithshëm i MD-së obligohet ta zbatojë vendimin 15 ditë pas pranimit të tij, duke e kthyer në punë Topallin.

Po ashtu, të njëjtit duhet t’iu bëhet edhe kompensimi i pagave të ndaluara në emër të vendimeve dhe për të gjitha veprimet e ndërmarra në zbatim të këtij vendimi, duhet të njoftohet KPMShCK-ja.

Kurse, lidhur me rastin e Zogajt, KPMShCK më 22 maj 2023, ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar si të bazuar ankesën e të njëjtit.

Me këtë vendim, është anuluar vendimi i Komisionit Disiplinor të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ndërsa brenda afatit prej 15 ditësh pas pranimit të vendimit, obligohet drejtori i përgjithshëm i SHKK-së dhe udhëheqësi i burimeve njerëzore, që ta kthejnë në vendin e punës Zogajn si dhe t’ia kompensojnë pagat e humbura.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Ministrisë së Drejtësisë për të shpikur fajtorët rrethanor të fatkeqësisë së para gjashtë viteve të të paraburgosurit A.D, morën përgjigjen e merituar. Përfundimisht u konstatua se Raporti i Komisionit Hetimor të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë (gusht 2022) ishte i porositur politikisht dhe dështoi të mbrohet edhe nga hartuesit dhe porositësit e tij. Ndërkaq, me dy vendimet e lartcekura të Këshillit, është vendosur njëzëri që z. Ylber Topalli dhe z. Destan Zogaj do të kthehen në pozitat e tyre me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Këto dy beteja ligjore që zgjatën rreth dhjetë muaj, nuk do t’i konsideroja vetëm fitore të palëve që unë përfaqësova, por edhe fitore të së vërtetës përballë mashtrimit, i cili u përpoq t’i servohej edhe qytetarëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë përmes konferencave të jashtëzakonshme për media kur u iniciua procedura disiplinore e paligjshme ndaj tyre”, ka shkruar avokati Fetahu në Facebook.

Ndryshe, më 22 shkurt 2023, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njoftoi se ka larguar nga puna ish-ushtruesin e detyrës së e drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, Burim Buleshkaj, dhe ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit Prizren, Destan Zogaj.

EKSKLUZIVE| Largohet nga puna kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli për rastin  e Astrit Deharit

“Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016. Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civilë nga puna”, thuhej në njoftimin e SHKK-së.

Kurse, më 13 mars 2023, MD-ja njoftoi se ka marrë vendim për shkarkimin e Ylber Topallit, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtësisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kanë kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit. Po ashtu, i njëjti ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin: Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Shkeljet në rastin e Astrit Deharit, pezullohet nga puna kryeinspektori Ylber Topalli

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

KosovaNewss 02/06/2023 02/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?