Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka qendruar për vizitë në liqenin e Ujmanit, për të shqyrtuar mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike, siç janë tunelet dhe rrugët e rëndësishme që lidhin rrugët magjistrale, si dhe rrugën rajonale Zubin Potok – Istog, të bëjmë sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet sa më parë.
“Sapo isha në vizitë tek rruga lokale e Pendës së Ujmanit.
Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim”.
Aliu ka thënë se si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojnë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet dhe rrugët e rëndësishme që lidhin rrugët magjistrale si dhe rrugën rajonale Zubin Potok – Istog, të bëjnë sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet sa më parë.
“Në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, Qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet”, ka thënë ministri.
Sipas tij, rruga lokale nga Penda e Ujmanit e deri tek Ura në Bërnjak, gjate vërshimeve të fundit të vendit tone është dëmtuar shumë dhe se në disa pjesë te trases së rrugës ka pasur rrëshqitje të dheut, me çka ka rezultuar në rrezikshmëri të lartë për qarkullim të automjeteve.
“Punë akoma edhe më të mëdha na presin para nesh, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës të së gjithë qytetarëve”, përfundon ministri Aliu.


