Tashmë është e konfirmuar. Asi argjentinas Lionel Messi do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni.
Është trajneri i kampionëve në fuqi të Francës, Christophe Galtier, i cili në një konferencë për medie, ka konfirmuar se Messi të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit për parisienët.
“Kam pasur privilegjin të stërvit lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në “Parc des Princes” dhe shpresoj të pritet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Galtier.
Messi këtë sezon të garave e mbylli me 21 gola dhe 20 asistime.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e tij, Barcelona, por Messi kërkohet edhe nga Arabia Saudite si dhe Inter Miami në MLS.
