Në komunën e Zveçanit qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal.
Siç raportohet sot ka një numrër më të madh protestuesish, në krahasim me një ditë më parë.
Situata duket e qetë, kurse në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.



