KosovaNews, gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës në qytetin e Pejës, kundër falsifikimit të parave.
Lidhur me këtë rast, Policia ka deklaruar zyrtarisht se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë falsifikuar kartëmonedha të 50 eurove në vlerë deri në 4 mijë e 700 euro.
Fillimisht policia më 22 maj 2023 ka arrestuar të dyshuarin V. T. dhe i kanë sekuestruar shumën e parave.
Ndërsa, personin tjetër i dyshuar F. Q. është arrestuar më 30 maj 2023.F. Q. është arrestuar pas sigurimit të videoincizimeve përmes të cilave policia dyshohet se ai i ka dhënë parat e falsifikuara tek V. T. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Lexo po ashtu:


