Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur menjëherë hetimet për ndeshjen e dyshuar për kurdisje në mes të Ferizajt dhe Dukagjinit, nga xhiroja e 36-të.
Këtë e ka konfirmuar vetë Prokuroria Themelore në Ferizaj në një përgjigje me email.
“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast”, kanë thënë për RTK nga Prokuroria.
Ndeshja Ferizaj – Dukagjini përfundoj në mënyrë të dyshimtë. Hapja e këmbëve në mënyrë të çuditshme nga portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, te goli i Astrit Fazliut në minutën e 105-të ishte mjaftueshëm për të filluar dyshimet.
Ai veprim u konsiderua si një fund i turpshëm i kampionatit.


