KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njëri prej tyre është operuar në Kosovë – autoritetet hungareze japin detaje rreth ushtarëve të tyre të plagosur nga serbët në veri
Siguri

Njëri prej tyre është operuar në Kosovë – autoritetet hungareze japin detaje rreth ushtarëve të tyre të plagosur nga serbët në veri

KosovaNewss
KosovaNewss 13:22 -30/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një aeroplan Airbus A319 i Forcave të Mbrojtjes Hungareze i projektuar posaçërisht për kujdes mjekësor është nisur nga Kecskemét në mbrëmjen e 29 majit për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të plagosur në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në deklarata të autoriteteve hungareze, sipas të cilave gjeneralmajor Ferenc Kajári, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zhvilloi gjithashtu takimin me mjekët ushtarakë në bord.

Sipas tyre, kjo është bërë e ditur në një deklaratë të publikuar nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze.

Ndërsa po sipas mediave, ushtarët hungarezë që marrin pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u plagosën gjatë shpërndarjes masive të protestuesve serbë në vendbanimin e Zveçanit në Kosovë.

Sipas informacioneve nga Garda Kombëtare e Hungarisë, në përleshje u plagosën edhe ushtarë nga disa kombe.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó shkroi në faqen e tij në Facebook se ambasadori hungarez në Prishtinë, József Bencze, ka vizituar katër ushtarët hungarezë në spitalin amerikan, të cilët kanë patur nevojë për trajtim për shkak të plagëve.

Siç ka njoftuar ai, njëri prej tyre është dashur të operohet, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Në lidhje me atë që ka ndodhur, ministri i Jashtëm ka shkruar se Hungaria është e interesuar për paqen dhe qetësinë në Ballkanin Perëndimor.

Péter Szijjártó ka shkruar më parë në faqen e tij në rrjetet sociale se ushtarët hungarez që shërbenin në KFOR-in e Kosovës nën komandën italiane po kryenin detyrat e tyre në përputhje me urdhrat që kishin marrë në vendbanimin e Zveçanit kur u plagosën.

Ndryshe, grupe kriminale serbe kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të vendit.

Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.

Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.

Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës.

KFOR rrit prezencën e ushtarëve në katër komunat veriore

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

KosovaNewss 30/05/2023 30/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?