Disa serbë janë përleshur në protestën në Zubin Potok.
Ndërsa njëri prej protestuesve është afruar të flasë me një prej policëve, dikush e ka tërhequr për ta ftuar që të kthehet prapa.
Në këtë moment, protestuesi që iu fliste policëve është kthyer dhe e ka goditur me shuplakë.
Mosmarrëveshje mes serbëve ka pasur edhe paradite në Zveçan. Madje atje Rakiqi është goditur me shishe.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraprakisht tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.
Në ndërkohë siç raportohet Rakiq, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.
Kur ndaloi pranë mjetit të Njësisë Speciale, raportohet se protestuesit hodhën shishe boshe në drejtim të tij dhe e goditën.



