KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti i Bjellorusisë: Do të ketë armë bërthamore për të gjithë
Botë

Presidenti i Bjellorusisë: Do të ketë armë bërthamore për të gjithë

Kosova News
Kosova News 11:44 -29/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, tha se nëse ndonjë shtet tjetër dëshiron të anëtarësohet në një union Rusi-Bjellorusi, atëherë “do të ketë armë bërthamore për të gjithë”.

Në një intervistë të publikuar në televizionin shtetëror rus mbrëmjen e 28 majit, Lukashenko, aleat i presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, tha se duhet “kuptuar strategjikisht” se Minsku dhe Moska kanë një mundësi unike për t’u bashkuar.

“Askush nuk është kundër që Kazakistani dhe vendet e tjera t’i kenë të njëjtat marrëdhënie të ngushta që i kemi ne me Federatën Ruse”, tha Lukashenko.

“Nëse dikush është i shqetësuar … [atëherë] është shumë e thjeshtë: bashkohuni me shtetin e Bashkimit të Bjellorusisë dhe Rusisë. Kjo është e gjitha: do të ketë armë bërthamore për të gjithë”.

Rusia i vazhdoi javën e kaluar planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, në atë që do të ishte dislokimi i parë i kokave bërthamorë jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ky plan ka nxitur shqetësime në Perëndim.

Rusia e përdori territorin e Bjellorusisë si pikënisje për nisjen e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar dhe që atëherë bashkëpunimi ushtarak mes tyre është intensifikuar. Dy vendet kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 29/05/2023 29/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?