KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti i sigurisë, Musliu – Alarmon: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste
Politikë

Eksperti i sigurisë, Musliu – Alarmon: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste

Kosova News
Kosova News 10:45 -29/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ku në Zveçan ata tentuan më herët të hyjnë me forcë në objektet e komunës.

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu thotë se në mesin e protestuesve janë disa të maskuar, të cilët mund të jenë të gatshëm për akte terroriste, transmeton Telegrafi.

“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale (Mbrojtja Civile)”, thotë Musliu në postimin e tij në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”.

Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka ndërhyrë në Zveçan, pasi serbët kanë vepruar dhunshëm.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Lidhur me zhvillimet në veri, ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier  ka ftuar në takim katër kryetarët e komunave veriore. 

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier niset për takim te presidentja Vjosa Osmani
Policia del me njoftimin e fundit për situatën në veri: Protestuesit shfaqën dhunë, situata tani është nën kontroll

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt

Abdixhiku: Mbështesim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojmë unitet politik

Kosova News 29/05/2023 29/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend
17:23 -02/07/2025
Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë
17:16 -02/07/2025
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje
17:03 -02/07/2025
Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt
16:57 -02/07/2025
Abdixhiku: Mbështesim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojmë unitet politik
16:26 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?