KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit: Ribociclibi të përfshihet në Listën Esenciale
Shëndetësi

Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit: Ribociclibi të përfshihet në Listën Esenciale

Kosova News
Kosova News 10:51 -28/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Violeta Pirana nga Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit “Renesansa”, ka deklaruar se bari Valamar për pacientët me kancer duhet të përfshihet në Listën Esenciale.

Mes interpretimesh të ndryshme të dhëna nga Klinika e Onkologjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për atë nëse duhet të jetë i përfshirë në Listën Esenciale ose jo ky bar, Pirana ka thënë se onkologët duhet të insistojnë më tepër pasi numri i pacientëve që e marrin këtë ilaç është shumë i madh.

“Ky ilaç duhet të merret tërë jetën jo vetëm një kohë të caktuar. Sipas të drejtave të njeriut çdo njeri ka drejtë të marrë ilaçin qe ja zgjat jetën. Nuk ka të drejtë askush të dënojë me vdekje pacientin duke mos ja aprovuar ilaçin për jetë. Onkologët e KO duhet të insistojnë më tepër për Ribociclib. Ilaçi kushton shumë shtrenjtë dhe buxheti i familjeve kosovare nuk mund të mbulojë këtë ilaç. Pacienti nuk mundet ta ndërprejë asnjë ditë ilaçin, sepse jeta e saj varet nga ky ilaç”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pirana ka ftuar të gjithë pacientët që marrin ribociklib që të lajmërohen, në mënyrë që të dihet numri i saktë i tyre. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për vendimmarrësit që të bëjnë zgjidhje për këtë çështje.

“Lista Esenciale është nënshkruar por ribociclibi nuk është në këtë listë e që do të duhej medoemos të ishte. Mendoni për jetën e njeriut. Ftoj të gjithë që janë në pozita vendimmarrëse që të vendosin me arsye të shëndoshë dhe të ecin me këpucët e pacientit me kancerin e gjirit metastazik. Zgjidhje ka, por duhet vullnet. Përndryshe pacienti do të dorëzohet dhe kjo nuk do të jetë në rregull”, ka shtuar Pirana.

Të hënën KOHA ka raportuar për lënien jashtë Listës Esenciale të këtij bari që mjekët thonë se e përdorin 40 paciente me kancer të gjirit.

Në Klinikën e Onkologjisë kanë thënë se ky bar ose një tjetër i ngjashëm duhej të ishte pjesë e listës. E në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se, sipas ekspertëve të OBSH-së, ky bar nuk konsiderohet kosto-efektiv për shtete si Kosova.

Në listat bazë të shteteve të rajonit ky bar është i përfshirë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 28/05/2023 28/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?