Është deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) e cila e ka konsideruar të nevojshme prezencën e një këshilltari apo asistenti për deputetët.
Me anë të një lidhjeje direkte në emisionin “Rreth e rrotull” në RTV Dukagjini, Bunjaku ka thënë se deputetët kanë shumë angazhime.
“Secili deputet ka nevojë për një asistent, një asistent apo një këshilltar për deputetët është i domosdoshëm sepse deputetët nuk janë të gjithëdijshëm dhe duhet thjesht me pas shumë kohë dhe me u angazhu, sepse deputetëve mbi 50 emaila në ditë u vinë. Veç me i lexu të duhet 3-4 orë e lë me iu përgjigj…”, ka deklaruar Bunjaku.
Kjo e fundit ka thënë se si subjekt politik kanë insistuar se koeficieti i pagave duhet të jetë 125 euro dhe se paga e e infermierit duhet të jetë e lartë, njëherit edhe ajo e mjekut dhe policëve.
Ajo ka përmendur edhe ndryshimet në paga të sistemit gjyqësor, gjersa thotë se të njëjtëve u është bërë dëm.
120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me rregulloren e re, do t’u mundësohet që secili nga ta të ketë nga një asistent personal., që do të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës.



