Policia e Kosovës njofton se dje, rreth orës 16:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën ‘’Zenun Beqa” në Ferizaj kanë ndaluar personin SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor.
Gjatë legjitimit dhe kontrollimit të tij, thuhet se atij i është gjetur një mjet i mprehtë ( thikë), ndërsa pas verifikimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Policia Rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.



