KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Detaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut
Siguri

Detaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Kosova News
Kosova News 15:02 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij Arif dhe Faton Lushtakun, të dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo masë buron pasi janë siguruar raporti policor i datës 02.06.2022, raporti nga vendi i ngjarjes, fotofokumentacioni, dokumentet nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, foto e këmbeve të tani të dëmtuarit Mergim Geci, si dhe deklaratat e dëshmitareve.

Kërkesën për këtë mase, prokurorja e shtetit Fetije Bajrami e ka bërë pasi ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të liroheshin, ekziston mundësia që ata të mund të ndikonin të dëshmitarët dhe të shkatërronin disa prova që do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.

Tutje, prokurorja ka kërkuar që të identifikohen edhe dy shoqëruesit që ishin bashkë në automjet me Arbër Lushtakun dhe të dëgjohen gjatë hetimeve dhe se të gjithë këta persona dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje një herë të merren në pyetje edhe një herë.

Masën e paraburgimit, prokuroria e ka bazuar edhe duke e marrë parasysh peshën e veprave penale.

“… se polici është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se ka qenë mesnatë. , se kanë përdorur armë, se u janë shkaktuar lëndime trupore punonjëseve të policisë, i kanë vjedhur armët të dëmtuarit Enver Berisha, si dhe në bazë të dosjes në emër të të pandehurve se ekziston rreziku që nëse lirohen, ata mund të përsërisin veprat penale ose të kryejë ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarve”, shkruhet në vendim.

Prokurorja e shtetit, në seancën dëgjimore kishte sqaruar rrethanat e rastit, duke thënë se policët Enver Berisha dhe Mergim Geci, rreth orës 23:45, në Skenderaj kishin ndaluar Arbër Lushtakun, i cili është gjobitur për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Sipas prokurorisë, ai më pas kishte thirrur në telefon babain e tij, Nuredin Lushtakun, i cili kishte ardhur me veturë me vëllezërit e tij Faton dhe Arif Lushtakun.

I dyshuari Nuredin Lushtaku,  kishte thënë se rrethanat e këtij rasti i konsideron të montuara kundër tij dhe familjes së tij.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes kësaj gjykate.

Gjithashtu lexoni:

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Peja feston Ditën e Çlirimit me ngritjen solemne të Flamurit Shtetëror

Xhaka te Milani po bëhet gjithnjë e më e mundur, marrëveshja po shkon drejt zhbllokimit

Moti sot me diell, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij

TAGGED: Gjykata Themelore e Mitrovicës, Nuredin Lushtaku, Prokuroria Themelore e Mitrovicës
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim
15:51 -16/06/2025
Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgun e Dubravës
15:48 -16/06/2025
Nuk kishte dalë nga banesa tri ditë, gjendet pa shenja jete 54 vjeçari nga Mitrovica
15:45 -16/06/2025
Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore
15:41 -16/06/2025
Shërbimi i inteligjencës së jashtme britanike do të drejtohet për herë të parë nga një grua
15:39 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?