Ballkani ditën e djeshme edhe matematikisht ka fituar titullin e dytë radhazi në Superligën e Kosovës.
Skuadra suharekase këtë e arriti pas fitores 2-0 ndaj Ferizajit, dhe humbjes së Dritës me rezultat 1-0 nga Malisheva.
Kur ka mbetur edhe një xhiro nga fundi i kampionatit, Ballkani ka 72 pikë, pesë më shumë se Drita.
Para pak çasteve portokallëzinjët kanë bërë me dije se javën e ardhshme do të mbajnë një koncertë pasi fituan titullin.
Koncerti do të mbahet ditën e diel me 28 qershor.
Për më shumë do të njoftoheni ditët në vazhdim.