Policia e ka cilësuar si “vrasje nga pakujdesia” vdekjen e një personi në fshatin Leshovë të Pejës më 4 shkurt të këtij viti.
Policia po e hetonte rastin. Viktima pati vdekur derisa ishte duke punuar në një terren të vështirë me ekipin e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik.
Të premten, 19 maj, policia ka arrestuar një të dyshuar i cili është liruar më pas në procedurë të rregullt.
“Me datën 19.05.2023 është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes në vrasje nga pakujdesia. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja përmes raportit ditor.


