KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krimet Ekonomike kapin në flagrancë zyrtarin e lartë financiar të Shërbimit Korrektues
Siguri

Krimet Ekonomike kapin në flagrancë zyrtarin e lartë financiar të Shërbimit Korrektues

KosovaNewss
KosovaNewss 21:45 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krimet Ekonomike nuk janë duke bërë kompromise në luftën kundër korrupsionit, shkruan KosovaNews.

Tash e disa ditë, të angazhuar për të luftuar këtë dukuri, janë realizuar një sërë aksionesh që kanë çuar në konfiskim të hollash, konfiskim të dëshmive dhe arrestim të të dyshuarve.

Kësaj radhe, hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë Jugu, pas pranimit të një informacioni, nën dyshimin se një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit ne Mitrovicë Jugu, ka kërkuar të holla nga një i dënuar, kanë filluar ta trajtojnë rastin në aspektin policor.

“I dyshuari, Sh.H., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’” thuhet në njoftimin policor.

Burime të Indeksonline bëjën të ditur se i dyshuari në fjalë është Shkelqim Hoti, zyrtar i lartë i financave në Shërbimin Korrektues.

Policia tutje njofton se, duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit (nën ulëse, në një sirtar të vogël) ka gjetur 1300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë.

I dyshuari është arrestuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Gjithashtu lexoni:

Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

KosovaNewss 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë
11:20 -29/07/2026
Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës
11:17 -29/07/2026
Punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit
10:32 -29/07/2026
Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje
10:07 -29/07/2026
Ka kufizime sot për transportuesit e mallrave me kamionë mbi 20 tonë, ministria ka një kërkesë për operatorët
09:33 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?