KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U suspenduan për rastin e vrasjes së Hamide Magashit – zyrtarët policorë kthehen në punë
Siguri

U suspenduan për rastin e vrasjes së Hamide Magashit – zyrtarët policorë kthehen në punë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:35 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Lipjan, cilët janë suspenduar nga puna lidhur me rastin e vrasjes së Hamide Magashit, janë kthyer në vendin e tyre të punës.

Lajmin e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një përgjigjeje me shkrim ku thuhet se e kanë njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës se shkaqet e suspendimit të këtyre zyrtarëve policorë kanë pushuar.

Të njëjtit janë suspenduar me pagesë në dhjetor të vitit të kaluar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka hetuar rastin penal ndaj katër zyrtareve policor te Stacionit Policor Lipjan nen dyshimin se te njëjtin kane kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe për këtë shkak ndaj tyre është rekomanduar suspendimi me pagesë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për telegrafin.

Pas mbledhjes së dëshmive, IPK-ja ka bërë të ditur se në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka ngritur Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarve (një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor Lipjan për veprën penale penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa ndaj komandantit të Stacionit Policor-Lipjan ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës-Policia e Kosovës.

“Pas përfundimit ë veprimeve hetimore, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore në Prishtine dhe kërkesës për hetim disiplinor në PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar”, thuhet tutje në përgjigjen e inspektoratit.

Hamide Magashi u vra mbrëmjen e 30 nëntorit të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj Sokol Halili, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Halili për disa ditë ishte në arrati dhe më pas në shtëpinë e tij u vetëvra.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Takimi Ulutas-QUINT’i, ambasada e Britanisë kujton ndërhyrjen e NATO’s: Ishte jetike për ta ndaluar katastrofën humanitare në Kosovë

KosovaNewss 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?