KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit
Ekonomi

Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit

Kosova News
Kosova News 10:22 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova do të kursejnë të paktën 15 milionë euro në vit nga programi i ri kompakt i Korporatës të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Këto deklarata ajo i bëri më 5 korrik në Prishtinë në nisjen e takimit me delegacionin amerikan të MCC-së, disa ditë pasi bordi i kësaj korporate miratoi programin për Kosovën në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Rizvanolli tha se ky program, që përfshin 202 milionë dollarë grant direkt nga Qeveria amerikane për Kosovën, është investimi më i madh në historinë e shtetit dhe më i madhi në rajon.

“Ky program do të sjellë në Kosovë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë rreth 347 megavat orë rezerva, të cilat do të kryejnë funksionin e stabilizimit të frekuencave të rrjetit si dhe shfrytëzimit të energjisë së ruajtur gjatë natës në orët më të ngarkuara gjatë ditës, që do të thotë ulje të importit të shtrenjtë të energjisë”, tha Rizvanolli.

Ministrja shtoi se programi po ashtu do të zhvillojë shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe tenton të përfshijë sa më shumë gra në sektorin e energjisë.

“Programi kompakt do të mundësojë një tranzicion të shpejtë dhe të drejtë energjetik në Kosovë në një të ardhme me energji të ripërtërishme. Strategjia e energjisë, siç e dini, parasheh instalimin e së paku 1,400 megavatëve kapacitete të energjisë diellore dhe të erës, të cilat do të kyçen në rezerva për t’u shfrytëzuar në kohërat kur nuk kemi erë ose diell të mjaftueshëm me anë të baterive që do t’i blejmë përmes këtij programi”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, drejtoresha e MCC-së për Kosovën, Sarah Olmstead, tha se programi kompakt vjen në kohën kur bota po përballet me krizën energjetike, që po nxitet edhe më shumë nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Të gjithë [në bordin e MCC-së] ishin të entuziazmuar për këtë program. Kam dëgjuar nga të gjithë përfaqësuesit se sa kritike dhe sa në kohë të duhur është ky program dhe me të vërtetë e shohin këtë si fuqi për të ndihmuar Kosovën në energjinë e pastër dhe duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe sfidat e dimrit të kaluar, ndjenja ishte se Kosova nuk duhet të humbë kohë që të marrë këtë program”, tha ajo.

Olmstead tha po ashtu se është e lumtur që programi përqendrohet edhe në zhvillimin dhe përkrahjen e grave, teksa shtoi se Kosova ka një prej shkallëve më të ulëta në botë të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Ajo tha se pret që programi kompakt të nënshkruhet gjatë këtij muaji, në mënyrë që më pas të mund të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, teksa Rizvanolli tha se po punojnë që ratifikimi i marrëveshjes me MCC-në të ndodhë sa më shpejtë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, prokurimi i parë për këtë program pritet të lansohet pas dy vjetësh.

Në maj të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe MCC-ja u pajtuan për programin e ri kompakt. Përveç 202 milionë dollarëve që janë grant direkt nga Qeveria amerikane dhe mjete që nuk duhet të kthehen, Kosova do të kontribuojë në këtë program me rreth 35 milion dollarë, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim.

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?