KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas fjalimit të Vuçiqit, propaganda e tij nis ofensivën kundër Kosovës dhe kryeministrit Kurti
Politikë

Pas fjalimit të Vuçiqit, propaganda e tij nis ofensivën kundër Kosovës dhe kryeministrit Kurti

Kosova News
Kosova News 10:10 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas “paralajmërimit alarmant” të presidentit të Serbisë për “Stuhinë” (Oluja) kosovare, e më pas edhe të zyrtarëve të tjerë të qeverisë të cilët në stilin e “papagallit” përsëritën fjalët e shefit të tyre, duke e përmbyllur me “shfaqjen teatrale” të kryeministres serbe, që ato deklarata të bëhen edhe më dramatike – u përkujdesën tabloidet serbe që shërbejnë me besnikëri propagandës së pushtetit në Beograd.

Gjithçka që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pretenduar më 29 qershor në, siç e përshkroi ai vetë, “konferencën më të ashpër mediatike që do të hyjë në histori”, është prej ditësh në faqet e para të tabloideve serbe.

Janë tri mesazhe: “Stuhia” po përgatitet, Kurti kërkon luftë dhe Evropa mbështet sulmin ndaj serbëve, megjithëse Vuçiq e përdori termin “Kuinti” në fjalimin e tij origjinal.

Ballinat e këtyre tabloideve i intensifikuan më tej mesazhet e tyre, pas dy videove që u publikuan mbrëmjen e së shtunës dhe të së dielës. Vetëvendosje ka publikuar një video në të cilën thuhet se për një vit e gjysmë, Albin Kurti e arriti atë që nuk e bëri ish-Qeveria e Kosovës për 20 vjet: integrimin e Veriut. Një ditë më vonë, vetë kryeministri i Kosovës ka lëshuar një video-mesazh në gjuhën serbe për qytetarët në veri me ftesë për regjistrimin e automjeteve dhe përfitimet nga kjo nga 1 gushti.

“Kurti bën thirrje për luftë në Kosovë, serbët i quan kriminelë, kërcënon me integrim”, është një nga titujt e tabloidit “Sërpski Telegraf”.

“Kurti kërcënon hapur: Do t’i nënshtroj të gjithë serbët”, shkruan “Informer”, ndërsa “Alo” u përpoq më shumë:

“Ndaleni Kurtin, po na shtyn në gjakderdhje. Perëndimi është i shurdhër dhe i verbër ndërsa lideri i “Shiptarëve” intensifikon fushatën e tij luftënxitëse. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një video skandaloze në të cilën serbët e veriut të Kosovës dhe Metohisë i quan kriminelë dhe banditë të cilët më me dëshirë t’i kishte dëbuar përgjithmonë nga vatrat e tyre shekullore”, shkruan “Alo”.

Edhe tabloidi “Objektiv” bëri përpjekje me një titull të shkurtër dhe me shkronja të kuqe të theksuara posaçërisht për “luftë” – “Kurti thërret për LUFTË”, dhe më pas shpjegoi në nëntitull: “Me lëvizjen e fundit, i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes ka dëshmuar se po përgatit një “Stuhi” të re për serbët, për të cilën tashmë na ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me një ton disi më të butë, Novosti shkruan: “Kuinti” godet pesëshen evropiane për ta njohur Kosovën”, dhe në nëntitull shpjegojnë se Greqia është nën presionin më të madh si “hallkë e dobët”, ndërsa patronët e Prishtinës duan ta shtyjnë atë në OKB dhe NATO”.

Titujt e tillë vazhdojnë tashmë disa ditë. Të shtunën dhe të premten dolën në plan të parë mesazhet që vetë presidenti Vuçiq i përsëriti disa herë në fjalimin e tij javën e kaluar – akuzat ndaj Kuintit si bashkëpunëtor të shqiptarëve në synimin e tyre “për të dëbuar serbët”.

“BE po e djegë Kosovën”, shkruante të premten tabloidi “Vesti”.

“Forcat speciale britanike janë duke i trajnojuar me të madhe ROSU-në dhe FSK-në dhe bëjnë plane për të sulmuar njerëzit duarthatë”. Plani është që gjatë muajit tetor të fillohet me konfiskimin masiv të automjeteve që nuk kanë targa RKS, për të inskenuar plagosjen e policëve “shiptarë”, që më pas do të ishte shkak për një sulm të përgjithshëm”, ka shkruar tabloidi prorus “Informer” të njëjtën ditë dhe të nesërmen ai vazhdoi:

“Evropa mbështet sulmin ndaj serbëve” me fotografi të Kurtit dhe NATO-s, dhe ka shtuar: “Brukseli e dinte për planin e rrezikshëm të Kurtit, BE bashkëkryerës me  Prishtinën”.

“Qëllimi i Kurtit është të pastrojë serbët”, përfundon “Objektiv” të shtunën.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe një njoftim, në fakt, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim “të mundshëm” mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit këtë muaj. Pastaj vazhdon “Informer”

“Do t’i ndalojnë serbët të kthehen nga pushimet”, dhe shpjegon:

“Dëshirojnë t’ua ndalojnë serbëve të Kosovës të kthehen nga pushimet pas 15 korrikut derisa të nënshkruajnë se heqin dorë nga regjistrimi serb dhe marrin targa RKS!?!

“Plani i ri i poshtër i Prishtinës: Duan t’ia atribuojnë Serbisë krimet e UÇK-së”, shkruan “Novosti” a në të vërtetë shkruan për deklaratën e përbashkët për të pagjeturit, të cilën kohë më parë presidenti serb e kishte shpallur si praktikisht të finalizuar.

Dhe në fund tablodi serb “Kurir” e vendosë “qershinë mbi tortë”: “Sulm i ri nga Prishtina: Kurti nuk do të ndalet. Pas tabelave kalon në rrëmbimin e shkollave serbe”, është pjesë e ballinës së “Kurir-it”.

Gjithashtu lexoni:

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

TAGGED: Albin Kurti, Aleksander Vuqiç, Mediat serbe, Propaganda Serbe
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?