KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emërohen edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Komerciale
Siguri

Emërohen edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

Kosova News
Kosova News 15:51 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 309-të, të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Vera Gashi-Bala dhe gjyqtarin Arben Toska në dhomën e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale.

Mandati i dy gjyqtarëve në Gjykatën Komerciale do të fillojnë nga 1 qershori 2023.

Të gjithë anëtarët e Këshillit në mënyrë unanime votuan që dy gjyqtarët e lartcekur ti bashkohen Gjykatës Komerciale.

Kjo pasi paraprakisht, anëtarja Teuta Ibrahimi para anëtarëve të Këshillit paraqiti raportin e Komisionit për Vlerësimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Komerciale.

Ndër të tjera, anëtarja Ibrahimi tha se dy kandidatët e lartcekur janë rekomanduar nga anëtarët e Komisionit për votim në Këshill.

Gjyqtarja Vera Gashi Bala, më herët ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prizren- Dega në Suharekë, ndërsa gjyqtari Arben Toska më herët ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj-Dega në Kaçanik.

Ndryshe, me 9 shkurt 2023 ishte shpallur konkursi i brendshëm për tre gjyqtarë të Gjykatës Komerciale, për tri pozita të dhomës së shkallës së parë të kësaj gjykate.

Në këtë takim KGJK ka bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 04/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave dhe njëherësh ka rishpallur konkurset për administratorë të gjykatave në Gjykatën Themelore në Prizren dhe në Gjykatën Komerciale.

Po ashtu si pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë edhe shqyrtimi i Njësisë  për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK për pensionim të gjyqtarëve Latif Xhemajli, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Myfera Hoxha

Të njëjtit do ti propozohen presidentes për lirim nga detyra për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.

Tutje, KGJK ka bërë shqyrtimin e kërkesës së Odës së Stomatologëve të Kosovës për delegimin e një anëtari dhe zëvendësit të tij në Gjyqin e Nderit të OSK-së, ku janë propozuar gjyqtarët Huniada Pasuli dhe Artan Abazi që të shërbejnë në OSK.

Takimi po vazhdon me prezantimin e raportit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor lidhur me shkaqet e parashkrimit të dënimit me burgim, dënimit me gjobë në lëmine penale dhe dënimit me gjobë në fushën e kundërvajtjes.

Gjithashtu lexoni:

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Kosova News 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje
10:07 -29/07/2026
Ka kufizime sot për transportuesit e mallrave me kamionë mbi 20 tonë, ministria ka një kërkesë për operatorët
09:33 -29/07/2026
MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet
09:08 -29/07/2026
Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje
08:50 -29/07/2026
Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
08:48 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?