KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Podujevës e demanton “Insajderin” që raportoi se veturat e komunës do të dërgohen për pastrim në Prizren
Politikë

Komuna e Podujevës e demanton “Insajderin” që raportoi se veturat e komunës do të dërgohen për pastrim në Prizren

KosovaNewss
KosovaNewss 11:48 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Podujevës përmes një reagimi e ka demantuar atë që ka shkruar një ditë më parë Gazeta “Insajderi”, ku thuhet se veturat e komunës do të bëjnë me qindra kilometra për të shkuar për pastrim në Prizren.

Në reagimin e saj, komuna e Podujevës thotë se lajmi i Gazetës Insajderi se “Prokurimi i Bulliqit i jep tender kompanisë nga Prizreni për pastrimin e veturave zyrtare të komunës së Podujevës”, është tendencioz dhe me shumë të pavërteta.

“Kur është bërë lajmi se operatori ekonomik  për larjen e automjeteve zyrtare të Komunës së Podujevës ka bazën e saj në Prizren, është anashkaluar qëllimshëm një fakt shumë i rëndësishëm – marrja në shfrytëzim të “Auto Larje Rremi” në Podujevë nga fituesi i kontratës për të ofruar shërbimin”, thuhet në reagim. 

Tutje sqarohet se gjatë inicimit të procedurave të prokurimit për këtë tender është bërë një lëshim teknik nga zyra e prokurimit, megjithatë gjatë zhvillimit të procedurave dhe para se të shpallet fitues operatori ekonomik “GEO Group Ing”, atij i është kërkuar nga zyra e prokurimit në Podujevë që të dokumentojë se ka përfaqësi ose nënkontraktor në Komunën e Podujevës.

“Me këtë rast OE ka dorëzuar kontratën  me qira që ka nënshkruar me “Auto Larje Rremi”, i cili autolarjen e ka në rrugën “Skënderbeu – tash rruga Xhemajl Mustafa” në Podujevë.  Duke u bazuar mbi këto fakte dhe në ligjin e prokurimit publik zyra e prokurimit ka shpallur fitues kompaninë në fjalë, e cila edhe ka qenë e vetmja që ka konkurruar për realizimin e kësaj kontrate”, thuhet nga komuna.

Në këtë rast komuna e Podujevës ka publikuar edhe marrëveshjen me qira që ka nënshkruar OE me “Auto Larje Rremi”, e që nënkuptohet se veturat do të pastrohen në Podujevë dhe jo siç ka shkruar “Insajderi” në Prizren.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Fillon numërimi i votave me postë

KosovaNewss 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
11:07 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?