KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, 4 vite burg për ish- deputetin Alqi Bllakon
Rajon

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, 4 vite burg për ish- deputetin Alqi Bllakon

Kosova News
Kosova News 11:13 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria e SPAK ka shpallur pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ish-ministri Lefter Koka akuzohet për “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve shtetërorë” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë penale”, kryer në bashkëpunim.

Për ish-sekretarin e përgjithshëm dhe ish-deputetin Alqi Bllako, SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Sipas SPAK, Bllako është deklaruar fajtor për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ e kryer në bashkëpunim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.Për Klodian Zoton, SPAK ka kërkuar që të dënohet me 10 vite burg, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. për shkak të gjykimit të shkurtuar i pandehuri mund të dënohet me 6 vite burgim.

SPAK ka kërkuar që Stela Gugallja të dënohet me 7 vite burgim për veprat penale,  ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’. nëse gjykata pranon pretencën e prokurorisë, Gugallja mund të dënohet me 4 vite e 8 muaj burg.

Ndaj Mirel Mertirit rëndon vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” dhe SPAK kërkon dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim. Me gjykim të shkurtuar, Mertiri përfundimisht dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim.

SPAK ka kërkuar edhe mbylljen e firmave”Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k dhe konfiskimin e tyre.

Ndaj të gjithëve aplikohet gjykimi i shkurtuar, por veç burgut SPAK kërkon si dënim të dytë heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.

Kërkesa dhe akuzat nga SPAK:

Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar.

Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2 vite 8  muaj me gjykim të shkurtuar

Mirel Mërtiri 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Stela Gugallaj 7 vite burg, përfiton 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Klodjan Zoto 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Serafin Papa 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Bardhyl Çabiri 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

“SPAK kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Pastrimi ¡ produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) te Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim’” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykates që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Lefter Koka përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për te pandehurin Lefter Koka dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykate që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Alqi Bllako përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal te caktohet për të pandehurin Alqi Bllako dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pëllumb Abeshi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 te K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Pellumb Abeshi përfundimisht me 2 (dy) vjete 8 (tetë) muaj burgim.

Në baze te nenit 35/1 te Kodit Penal të caktohet për të pandehurin Pëllumb Abeshi dhe dënimi plotësues, heqja e se drejtës për te ushtruar funksione publike, për nje afat prej 5 jet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhul Cabiri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. I kërkojmë Gjykatës të ulët 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Bardhul Çabiri përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për të pandehurin Bardhul Cabiri dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Serafin Papa për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Ne bazë të nënit 406 te K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykatës që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Serafin Papa përfundimisht me 2 (dy) jet e 8 (tete) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35 /1 te Kodit Penal të caktohet për te pandehurin Serafin Papa dhe dënimi plotësues, heqja e sq drejtës për të ushtruar funksione publike, pë një afat prej 5 vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Jonida Zego për kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyrës” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Jonida Zeqo përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne baze të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për të pandehurin Jonida Zeqo dhe dënimi plotësues, heqja e sq drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mërtiri për kryerjen e vepres penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mertiri për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Ne baze të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mirel Mertiri të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim. 25. Në baze të nenit 406 te K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykates që te ulet 1/3 e masës se dënimit, duke u denuar i pandehuri Mirel Mertiri përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurës Stela Gugallja për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Stela Gugallja të dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 te K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar e pandehura Stela Gugallija përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, te kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) viet burgim.

Në bazë të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klodian Zoto të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 te K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës që të ulet 1/3 e masës se dënimit, duke u dënuar i pandehuri Klodian Zoto përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të personit juridik “Albtek Energy” sh.p.k për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionareve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 /2 te Kodit Penal, duke caktuar si dënim penal “mbarimin e personit juridik”.

Deklarimin fajtor te personit juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i te zgjedhurve vendore” dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale apo i veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 / 2 te Kodit Penal, duke caktuar si denim penale”mbarimin e personit juridik”.”-thuhet në dosjen e SPAK.

Gjithashtu lexoni:

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Kosova News 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?