Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Fushë-Kosovë kanë arrestuar të martën tre persona të dyshuar për tentim të rrëmbimit.
Arrestimi i tyre sipas njoftimit është bërë si rezultat hetimeve menjëherë pas denoncimit të rastit.
Të arrestuarit janë: G.M, mashkull 18 vjeç, E.C, mashkull 23 vjeç, D.Xh mashkull 17 vjeç, të gjithë shtetas të Kosovës.
Të dyshuarëve Policia ka bërë të ditur se u ka sekuestruar dy thika, mulli për bluarjen e narkotikëve, pranga etj.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


