Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim të një kanosje me armë në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtarë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:21, pas një mosmarrëveshje në trafik që ishte në mes viktimës dhe të dyshuarit.
Policia ka thënë se për rastin, i cili është nën hetime, është njoftuar edhe prokurori.
Njoftimi nga Policia:
KANOSJE ME ARMË
Brejse, Fushë Kosovë, 15.05.2023-17:21. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, është kanosur me armë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.


