Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj në dyshimin se ai e ka dhunuar një të mitur të gjinisë mashkullore.
I dyshuari sipas Policisë së Kosovës është me të meta mendore. Ndërsa me vendimi të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:
“Ferizaj 12.05.2023-18:40. Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


