KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan më i votuari, por jo fitues – E ardhmja e Turiqisë në duart e Sinan Oganit
Botë

Erdogan më i votuari, por jo fitues – E ardhmja e Turiqisë në duart e Sinan Oganit

Kosova News
Kosova News 22:10 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan të dielën në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Çdo votues hodhi dy vota, një për Presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një tjetër mandat pesëvjeçar.

Megjithatë, kur janë numëruar 97,95% e totalit të votave, po shkohet drejt balotazhit, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të kalojë pragun 50%.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka marrë deri tani 49,34% të votave. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, me 44.99 për qind të votave. Më pas vjen Sinan Oğan me 5.24 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.43 për qind të votave.

Lideri i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, u shpreh i sigurt se vendi do të shkojë në balotazh, aty ku ai do të fitojë. “Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje në raundin e dytë. Populli i Turqisë nuk e besoi Erdoganin. Dëshira për të ndryshuar ekziston në më shumë se 50% e popullit në Turqi”, tha ai.

Më herët, Erdogan u shpreh se do të respektojë vullnetin e popullit, nëse ai ka vendosur ta çojë vendin në një raund të ri zgjedhjesh. “Nëse kombi ka zgjedhur të shkojë në raundin e dytë, ne do ta respektojmë. Gjithsesi, ne besojmë se do të fitojmë që në këtë raund, ka ende vota për t’u numëruar”, tha ai.

Në këtë situatë, BBC shkruan se vendimtar do të jetë kandidati i renditur i treti me votat e marra. Ai është Sinan Ogan, i cili mori rreth 5% të votave. Ai foli pas përfundimit të procesit të votimit, teksa u shpreh se mund të bëjë diferencën në raundit e dytë me votat që ka. “Do të flas me liderët e aleancës sime dhe do të shkojë të pyes votuesit e mi në dy ditët në vijim. Më pas, unë do të marr një vendim për të kryer detyrën e radhës pas 14 ditësh”, tha Ogan.

Veç për presidentin e ri, turqit votuan edhe për përcaktimin e 600 parlamentarëve të rinj, të cilët do të marrin një mandat 5-vjeçar. Teksa janë numëruar më shumë se 96% e votave, AKP ka marrë rreth 35% të votave, duke mos ia dalë të jetë po aq e votuar sa lideri i saj. Ky vlerësohet si rezultati më i keq i AKP që prej vitit 2002. Me rezultatin e fundit, partia e Erdogan pritet të ketë 267 deputetë, duke humbur 28 mandate krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu lexoni:

Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme

Ndërron jetë pas një jave në QKUK burri që u aksidentua në Istog

Trump paralajmëron tarifa të reja

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Kosova News 22/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës
17:12 -07/07/2025
ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë
17:06 -07/07/2025
Përhapen zjarret në disa komuna, cilësohet situatë alarmante
16:56 -07/07/2025
Vdekja e dyshimtë në Lipjan, me rastin po merret edhe Prokurori i Krimeve të Rënda
16:45 -07/07/2025
Komuna e Malishevës mbledh Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Zjarreve
16:40 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?