Udhëtarët në një tren ndërqyteteve në Austri ka shkaktuar habi dhe zemërim të dielën, kur lëshoi një incizim të fjalimit të liderit nazist Adol Hitler nëpërmjet altoparlantit, raporton BBC.
Në vend të një njoftimi normal, pasagjerët mund të dëgjonin edhe thirrjet “Heil Hitler” e “Sieg Heil” nëpërmjet altoparlantit.
Operatori ka thënë se kishte disa incidente të tilla në ditët e fundit.
Një pasagjer në trenin Bregenz-Vienna i tha BBC-së se të gjithë në tren “u shokuan”.
David Stoegmueller, deputet i Partisë së Gjelbër, ka thënë se fjalimi i liderit nazist ishte lëshuar pak para se treni të arrinte në Vjenë.
“Ne kemi dëgjuar dy episode. E para ishte 30 sekonda fjalim të Hitlerit, dhe e dyta ishte ‘Sieg Heil’”., ka treguar Stoegmueller.
Ai ka thënë se stafi në tren nuk ishin në gjendje ta ndalnin, apo edhe të bënin ndonjë njoftim publik.
“Një nga anëtarët e ekuipazhit ishte vërtetë i zemëruar”, ka thënë Stoegmueller.
Në një deklaratë për BBC, Agjencia Austriake e Hekurudhave (OEBB), tha: “Ne qartë distancohemi nga përmbajtja. Ne po mendojmë se njoftimet janë bërë nga njerëzit direkt në tren”.
Dy persona është raportuar se janë ndaluar për këtë ngjarje. Ata akuzohen se kanë lëshuar fjalimin e Hitlerit disa herë nëpërmjet altoparlantit të trenit. Autoritetet zbuluan ata duke analizuar videot nga kamerat e trenit.
Shpërndarja e propagandës naziste është vepër penale në Austri.
Në vend se të njoftohej për ndalesën e radhës, sistemi i trenit lëshonte zëra të ndryshme, për të cilat akuzohen dy të dyshuar. Po ashtu u lëshua edhe një alarm zjarri. Po ashtu ata akuzohen se ishin fajtor edhe për ngjarjet që ndodhën javën e kaluar.
Autoriteti hekurudhor i Austrisë ka thënë se nuk është e qartë se si siguruan çelësin ata, por ka mohuar se ata janë të punësuar. Është thënë se në asnjë moment ata nuk kanë marrë nën kontroll trenin.


