Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit që është ndërtuar më shtetin italian, një ekip e Policisë Ushtarake të FSK-së, respektivisht Sektori i Hetuesisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar në selinë qendrore të karabinierëve në Romë të Italisë, ku është realizuar trajnim në metodat e hetimit të krimit, që karabinierët përdorin në fushën e hetuesisë.
Këtë njoftim ministri Mehaj e bëri përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ku ka shpërndarë edhe foto nga ky trajnim që është mbajtur në Romë të Italisë.
“Policia Ushtarake e FSK-së, trajnohet nga Karabinierët. Në kuadër të bashkëpunimit që ka FSK-ja, me Italinë, një ekip e Policisë Ushtarake, Sektori i Hetuesisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar në selinë qendrore të karabinierëve në Romë të Italisë, ku kanë realizuar trajnim në metodat e hetimit të krimit, që përdorin karabinierët në fushën e hetuesisë”, thuhet në njoftim..
Mkinistri Mehaj shton se ky trajnim dhe trajnime të kësaj fushe, krijojnë mundësinë në ngritjen e kapaciteteve të këtij sektori të rëndësishëm për Policinë Ushtarake të FSK-së.


