Ish- kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha; vajza, Argita Berisha; dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi; djali i tij Shkëlzen Berisha dhe bashkështortja e tij Armina Mevlani.
Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore.
Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime.
Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.
Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh.
Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.
Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.
Berisha ka thënë se kjo është “pranvera e ndryshimit” dhe se kjo është “një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”.
Ndërsa për problemet në procesin zgjedhor, ai është shprehur se pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim.
“Do të dëgjoni në darkë të thonë se na ndërhynë hackerat iranianë, por në fakt janë hackerat qeveritarë që ndërhyjnë. Ka disa qendra, rrethe, si përshembull në Durrës. Peshkaqeni famoz, Roni Shqopa, dhe një disa drejtorë dhe përgjegjës të njësisë administrative kanë preferuar, ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, ku janë përzenë ashtu siç e meritojnë. Dhe noviteti tjetër është, se qoftë se i bini numrit të policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot policia”, thekson Sali Berisha.



