KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GLPS: Qytetarët i besojnë më shumë Policisë se institucioneve të tjera të drejtësisë
Siguri

GLPS: Qytetarët i besojnë më shumë Policisë se institucioneve të tjera të drejtësisë

Kosova News
Kosova News 13:11 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Reneta Bajrami nga GLPS ka prezantuar perceptimin e qytetarëve për iniciativën e Qeverisë së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë duke e përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nismë ligjore për konfiskimin civil të pasurisë së pajustifikueshme.

Sa i përket ndikimit politik në institucionet e drejtësisë për vitin 2022, 62.5 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, ka thënë ajo, duke shtuar se vetëm 22.7 prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë përpara drejtësisë.

“Në krahasim me vitin e kaluar, trendi është negativ, pasi që kemi një ngritje prej 2.5. për qind të qytetareve që mendojnë se politikanët janë të pandëshkueshëm dhe shikuar si tërësi, ky indikator tregon se mbi 60 për qind e popullsisë besojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia. Sipas të dhënave të raporti, vërehet se 70 për qind e qytetareve i besojnë më së paku Gjykatave dhe Prokurorive sepse mendojnë se kanë influencën më të madhe nga politika. Ndërsa organet më pak të influencuara politikisht i konsiderojnë Policinë e Kosovës 17.4 për qind, si dhe Eulex-in me 10.4 për qind. 46.8 për qind e të anketuarve besojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga kjo dukuri”, ka shtuar tutje per kohen.

Për nga efektiviteti në luftën kundër korrupsionit, sipas të anketuarve, Policia e Kosovës me 53.2 për qind është institucioni më efektiv në luftimin e kësaj dukurie negative. Ndërsa 4.7 për qind e qytetarëve mendojnë se Gjykatat janë efektive në luftën kundër korrupsionit dhe Prokuroria me vetëm 6.3 për qind, thuhet në raportin e prezantuar të GLPS-së.

“Qytetarët së pari do të zgjidhnin të raportonin në Polici me 90.9 për qind e vetëm 0.4 për qind në Prokurori. Në krahasim me vitin e kaluar, përsëri institucioni më i besueshëm për qytetarët për të raportuar në rast korrupsioni apo krimit mbetet Policia e Kosovës me një rritje prej 12.3 për qind”.

Liridon Salihu po ashtu nga GLPS, ka thënë se nga anketa e realizuar në parashtrimin e pyetjes se a kanë parë qytetarët përmirësim në gjyqësor gjatë vitit 2022, vërehet që mbi 50 për qind e tyre kanë e kanë theksuar se nuk kanë vërejtur përmirësim të gjyqësorit.

“Këtë vit, kemi trend negativ, krahasuar me vitin e kaluar sa i përket mendimit të qytetarëve se a është përmirësuar sistemi i drejtësisë në vendin tonë apo jo. Për vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nga mesatarja e përgjigjeve të të anketuarve del që kjo iniciativë është vlerësuar me notën 3.6. Gjykatat kanë arritur që të zgjedhin rreth 31 për qind të lëndëve që i kanë pasur në punë. D.m.th. me një trend të tillë, Gjykatave u duhen edhe tri vite për t’i përfunduar të gjitha lëndët që i kanë në punë me kusht që nuk pranojnë lëndë të reja. E njëjta vlen edhe te Prokurori i shtetit”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për zgjidhjen e lëndëve dhe karshi atyre që i ka pranuar gjatë vitit 2022 është vërejtur që zyra e kryeprokurorit të shtetit dhe Prokuroria e Apelit kanë treguar efikasitet 100 për qind ndërsa më pak efikasitet kanë treguar Prokuroritë Themelore dhe Prokuroria e Apelit me 75 për qind.

“As 2 për qind e totalit të buxhetit të Kosovës nuk i kushtohet sistemit të drejtësisë”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?