Institucionet e shtetit kanë nisur një aksion për kontrollim në pikat e karburanteve, me ç‘rast janë arrestuar dy pronarë të kompanive të naftës, në komunën e Vushtrrisë.
Aksioni në fjalë është zhvilluar nga Inspektorati i Metrologjisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të asistuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda Policis së Kosovës, arrestimi i pronarëve ka ndodhur nën dyshimin se kanë mashtruar qytetarët me karburante.
KosovaNews ka kontaktuar zyrtarët policorë për informim dhe është në pritje të marrjes së informatave shtesë lidhur me këtë rast.


