KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekzaminimi psikiatrik: Dardan Krivaqa s’kishte çrregullim apo sëmundje mendore (DOKUMENT)
Siguri

Ekzaminimi psikiatrik: Dardan Krivaqa s’kishte çrregullim apo sëmundje mendore (DOKUMENT)

Kosova News
Kosova News 15:34 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dardan Krivaqa, i cili dyshohet që në mënyrë çnjerëzore ia ka marrë jetën, Marigona Osmanit, nuk ka probleme apo çrregullime mendore.

Kështu konstatohet në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës në të cilën po ashtu thuhet se ai është përdorues i substancave narkotike, por që kjo nuk ka ndikuar që ai të ketë prapambetje mendore.

“Te i ekzaminuari Dardan Krivaqa nuk është konstatuar ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore e karakterit psikotik. Nuk është konsiatuar prapambetje mendore. Sipas te dhënave poseduese, i njëjti eshtë përdorues i substancave psikoaktive”, thuhet në dokument.

Te Krivaqa, është konstatuar se ka çrregullim të personalitetit antisocial dhe se sipas ekzaminimit, ai është manipulues dhe i pëlqejnë sjelljet agresive.

“Te i ekzaminuari është  konstatuar dg/Çrregullim i personalitetit antisocial, i cili sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve kodohet me shifren F-60.2 ( ICD-10). Personat e tillë karakterizohen me sfera të shthurura të funksionimit jetësor me rrahje, kërcënime, gnjeshtra, ikje nga shtëpia, probleme në raportet ndër njerëzore, me familjen, me rrethin, probleme në punë, abuzim me substanca, aktivitete ilegale të cilat kanë filluar që në fëmijëri. Janë manipulues dhe u pēlqejnë aktivitetet të cilat lehtë sjellin të holla dhe famë. Nuk pendohen për veprimet e tyre dhe çdo herë ja u hedhin fajin të tjerëve për veprimet e tyre. Mungesë keqardhjeje për secilin prej sjelljeve të mësipërme. Ndonëse mund të jenë edhe arrogantë, por janë gjithmonë të aftë të duken tërheqes, në situata të caktuara”, thuhet tutje në dokument.

Po ashtu, në dokument thuhet se “Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, aftësia e tij mendore që të kuptoj rëndësinë e veprës si dhe aftësia e kontrollit të veprimeve të tij ka qenë e ruajtur. Kjo është e bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën e ngjarjes para, gjatë dhe pas veprës”.

I dyshuari sipas ekzaminimit, “Mund të marrë pjese në seancë gjyqësore. Është i aftë për ta mbrojtur veten, që të konsultohet me persona të tjerë duke përfshirë mbrojtësin si dhe ka aftësinë për të kuptuar akuzën dhe përballuar gjykimin”.

I pandehuri Dardan Krivaqa akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?