Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Personi në fjalë dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2022 deri në mars 2023 ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe mashtrimit.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i Policisë:
MARRJE E RYSHFETIT /MASHTRIM
Rr. Besim Rexhepi, Ferizaj Dhjetor 2022-Mars 2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


