KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Nuk lejojmë veprime të paligjshme lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë
Rajon

Vuçiq: Nuk lejojmë veprime të paligjshme lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë

Kosova News
Kosova News 20:03 -11/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vuçiq: S’ka hapësirë për veprime të paligjshme lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, priti në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për sanksione, David O’Sullivan, më 12 maj, në Beograd.

Vuçiq theksoi se “ndonëse Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, si partner i besueshëm, nuk do të lërë hapësirë që kjo të përdoret për veprime të paligjshme, të cilat do t’u mundësonin vendeve të treta të shmangin regjimin e masave kufizuese të BE-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të kabinetit të presidentit të Serbisë.

Ai gjithashtu tha se Serbia është “e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, me respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve që dalin nga MSA-ja dhe Korniza negociuese”.

Vizita e O’Sullivan vjen pasi Komisioni Evropian, fundjavën e kaluar, u dërgoi vendeve anëtare të BE-së propozimin e tij të fundit për sanksione kundër Rusisë.

Lajmi kryesor nga kjo pako është se Brukseli propozon masa ndëshkuese ndaj vendeve të treta që anashkalojnë qëllimisht sanksionet e BE-së.

Ndër të tjera, televizionit shtetëror rus “Russia Today Balkans” (RT Ballkan) do t’i pezullohet licenca për transmetim në BE, pas një sërë kanalesh të tjera të RT-së, të cilat patën fatin e njëjtë.

Russia Today Balkans filloi transmetimin online në gjuhën serbe, në nëntor të vitit 2022, më shumë se gjysmë viti pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Një ditë më parë, O’Sullivan u takua me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila tha se Serbia nuk është dhe nuk do të jetë platformë për anashkalimin e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, siç thuhet në njoftimin nga kabineti i saj.

Gjithashtu lexoni:

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Kosova News 11/05/2023 11/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?