KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Gashi shtron tri pyetje për arrestimin e Nagip Krasniqit – Po duan ta godasin Vetëvendosjen dhe imazhin super të mirë të kryeministrit Kurti
Politikë

Avokati Gashi shtron tri pyetje për arrestimin e Nagip Krasniqit – Po duan ta godasin Vetëvendosjen dhe imazhin super të mirë të kryeministrit Kurti

KosovaNewss
KosovaNewss 15:39 -11/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekipi mbrojtës i Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili është pezulluar nga kjo detyrë pas arrestimit nën dyshimin për korrupsion, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme kërkesën për lirimin e tij nga masa e paraburgimit.

E pas lajmit për kërkesën që Krasniqi të lirohet, avokati Tomë Gashi ka shtruar disa pyetje, ndërsa e ka quajtur ta padrejtë veprimin e prokurorisë dhe gjykatës për rastin e drejtorit të KEK-ut.

“3 pyetje për rastin e z. Nagip Krasniqi: (1) Kujt i ka penguar ai? (2) Kujt i ka leverdisur arrestimi i tij? (3) Kujt po i pengon lirimi i tij? Nuk ka e as nuk ka pasur asnjë arsye për paraburgimin e z. Krasniqi, por ka shumë arsye që ai të lirohet sa më shpejtë”, ka shkruar në rrjetin social avokati Gashi.

Ai tutje sqaron se Gjykata e Apelit i ka anuluar dy prej tri arsyeve për të cilat Krasniqi i është caktuar masa e paraburgimit.

“E vetmja arsye që ka mbetur është kinse mundësia e ndikimit në dëshmitarë, të cilët janë përmendur me emra dhe mbiemra. Si është e mundur që të ndikojë në dëshmitarë kur të njëjtit kanë dhënë deklarata në Polici, kurse Prokuroria, për këto 20 ditë nga arrestimi i z. Krasniqi, ka pasur mundësi që t’i marrë në pyetje përsëri për (mos) ta zvarritur procedurën?”, ka thënë ai.

Për këtë arsye avokati Gashi thotë se ekipi mbrojtjes së Krasniqit ka dorëzuar ankesë (kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë) në Gjykatën Supreme dhe tani kjo gjykatë duhet të vendosë drejt, pra ta lirojë sa më shpejtë që është e mundur Krasniqin dhe ta përmirësojë një padrejtësi të (pa)qëllimshme që e kanë bërë Prokuroria dhe Gjykata e nivelit të parë.

Në këtë rast Tomë Gashi thotë se prokuroria e gjykata e dinë se me veprimet e Krasniqit janë shpëtuar miliona euro dhe nuk është krijuar asnjë dëm, sepse asnjë cent nuk i është paguar asnjë kompanie/firme në tenderët  një burimor.

“Nëse nuk më besoni mua, si avokat i z. Krasniqi, besoni Gjykatës së Apelit – sepse ajo thotë kështu në vendimin e saj”.

Sipas tij, nuk duhet me qenë jurist i fortë për ta kuptuar që nuk ka vepër penale nëse nuk ka asnjë dëm.

Por avokati Gashi konsideron se dëmi më i madh që dikush dëshiron ta krijojë qëllimisht, është që përmes rastit të Krasniqit ta godas Lëvizjen Vetëvendosje dhe ta godasin imazhin super të mire të kryeministrit Albin Kurti.

“… e nga pak ta ngacmojnë klientin tim z. Martin Berishaj – për të cilin nuk ka asnjë dyshim që të ketë bërë ndonjë veprim të kundërligjshëm”.

Mbrojtja e Nagip Krasniqit e dorëzon në Gjykatën Supreme kërkesën për lirim nga paraburgimi

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

KosovaNewss 11/05/2023 11/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?