KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-kryeministri Khan në paraburgim, protestat e dhunshme në Pakistan
Botë

Ish-kryeministri Khan në paraburgim, protestat e dhunshme në Pakistan

KosovaNewss
KosovaNewss 22:08 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Pakistanit dhe dikur ylli i kriketit, Imran Khan, këtë të mërkurë është dërguar në paraburgim për një rast korrupsioni. Një ditë pas arrestimit të tij kanë shpërthyer trazira të dhunshme në shumë pjesë të vendit, duke bërë që qeveria të detyrohet dhe të nxjerrë në terren ushtrinë në provincën Punjab.

“Gjykata ka miratuar paraburgimin e Imran Khan për një periudhë prej tetë ditësh ,” ka thënë për mediat avokati i ish-kryeministrit, Ali Bukhari, pas seancës me dyer të mbyllura.

Arrestimi i Khan erdhi një ditë pasi ushtria e fuqishme e vendit e kritikoi atë se kishte akuzuar vazhdimisht një oficer të lartë ushtarak për komplot për vrasjen e tij dhe shefin e ushtrisë si përgjegjës për rrëzimin e tij një vit më parë.

Deri më tani mësohet se për shkak të protestave janë arrestuar afro 1000 protestues dhe 130 oficerë policie janë plagosur. Ndërkohë nga incidentet kanë humbur jetën tetë persona.

Urdhri i vendosjes së ushtrisë i lëshuar nga ministria e brendshme nuk specifikonte datën ose kohëzgjatjen e vendosjes së kërkuar nga qeveria provinciale, as numrin e ushtarëve që do të dislokoheshin.

Rrjeti televiziv pakistanez GEO TV raportoi se qeveria lokale e Islamabadit gjithashtu kërkoi vendosjen e ushtrisë për të forcuar sigurinë.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Rishi Sunak tha të mërkurën në Parlament se Londra po monitoron nga afër situatën në Pakistan

Gjithashtu lexoni:

Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

KosovaNewss 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?