KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mblidhen grupet punuese për Reformën në Drejtësi, ministrja Haxhiu thekson rëndësinë e këtij procesi
Siguri

Mblidhen grupet punuese për Reformën në Drejtësi, ministrja Haxhiu thekson rëndësinë e këtij procesi

Kosova News
Kosova News 14:10 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mori pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për Reformën në Drejtësi, në të cilin takim përveç anëtarëve të grupeve punuese, ishin përfaqësues nga KGjK dhe KPK dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këtë takim njoftues ministrja Haxhiu diskutoi për rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndër-institucional veçmas në kuadër të reformës në drejtësi.

Sipas komunikatës nga Ministria e Drejtësisë, Ministrja Haxhiu  e cilësoi të vlefshëm këtë takim të parë, i cili do të ketë një dinamikë të lartë të punës, dhe për të cilin priten rezultate brenda afateve të përcaktuara.

Takimi pati për qëllim të orientojë dhe dakordojë edhe afatet optimale dhe fillimin e punës.

Po ashtu ministrja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë iniciativë si BE, OPDAT, INL, USAID, KiE, Ambasada Britanike, OSBE, EUKOJUST, EULEX, si dhe njoftoi gjithashtu për përfshirjen e shoqërisë civile në këtë Reformë, sipas afateve në fazat e parapara.

Gjithashtu zëvendëskryesuesit nga KGjK dhe KPK, respektivisht Qerim Ademaj dhe Veton Shabani, shprehën gatishmërinë e plotë për angazhim të vazhdueshëm për gjatë të gjithë procesit.

Pjesë e kësaj nisme reformuese do të jenë gjashtë grupe punuese.

“Kjo reformë është pjesë e zotimeve që dalin nga Deklarata e përbashkët e zotimit e nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, Gjykata Supreme dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?