KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak nesër në Kosovë, pasnesër shkon në Serbi
Politikë

Lajçak nesër në Kosovë, pasnesër shkon në Serbi

Kosova News
Kosova News 13:38 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm një javë pas takimit të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, nesër (e enjte) vjen në Prishtinë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dakordua për deklaratën mbi të pagjeturit  si dhe u prezantua draft-statuti për Asociacionin.

Ndërkohë, emisari Lajçak, pas qëndrimit një ditësh në Kosovë, ku do të ketë takim me kryeministrin Kurti, të premten është konfirmuar se do të udhëtojë edhe drejt Serbisë  për takim në Beograd me presidentin Vuçiq.

Përveç takimeve me Kurtin e Vuçiq, Lajçak pritet të takohet dhe me kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, me qëllim të përgatitjes së takimit te radhës në nivel kryenegociatorësh.

Kjo vizitë vjen në kohë kur Qeveria e Kosovës shkarkoi nga detyra Ekipin menaxhues që hartoi draft statutin  Asociacionit dhe replikave të forta mes zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos dhe zyrtarëve kosovarë, në lidhje me këtë çështje.

Stano tha se shkarkimi i atij ekipi do të duhej të bëhej pasi të përfundonte çështja e Asociacionit kurse zyrtarët kosovarë kritikuan Stanon se është në gjendje të flasë për diçka të tillë por jo edhe për lobinin që Serbia bën në dëm të Kosovës për njohje të reja e që është e ndaluar sipas aneks marrëveshjes së Ohrit.

Kritikë të fortë ndaj këtij ekipi ka dhënë një ditë më parë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, sipas të cilit, nëse Asociacioni ka për qëllim defunksionalizimin e Kosovës nga brenda, atëherë Kosova nuk ka arsye të marrë pjesë në dialog.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?