KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani mban një ligjëratë në Universitetin e Harvardit
Politikë

Presidentja Osmani mban një ligjëratë në Universitetin e Harvardit

Kosova News
Kosova News 10:21 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka udhëtuar në për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku ka nisur edhe takime me drejtues të lartë të Senatit, ndërsa pos takimeve ajo do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin e Hardvardit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media vetë Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar (CID) në Universitetin e Harvardit, nga e cila njoftohet se më 10 dhe 11 maj do të presë takimin vjetor Global të Fuqizimit, GEM23: Rritja në një Botë të Gjelbër, raporton KosovaNews

Kjo konferencë dyditore thuhet se do të eksplorojë dimensione të ndryshme të ndryshimit të klimës nga perspektiva e ekonomive në zhvillim që janë në vijën e parë të një planeti që po ngrohet.

CID do të transmetojë drejtpërdrejt komponentët kryesorë të konferencës më 11 maj për një audiencë virtuale.

Tutje bëhet thirrje që të dëgjohen siç thuhet një grup i jashtëzakonshëm folësish, duke përfshirë Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, mandej si flet këshilltarja Speciale e OKB-së për Afrikën, Cristina Duarte, si dhe presidentja dhe CEO e Fondit Bezos Earth, Dr. Andrew Steer.

Presidentja  Osmani pasi mori pjesë në ceremoninë inauguruese të mbretit Charls III në Londër, mbrëmë ka udhëtuar për në kryeqendrën botërore në Uashington të ShBA-së, ku është takuar me udhëheqësin e shumicës në Senat nga demokratët Chuck Schumer.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së dhe me udhëheqësin demokrat ka diskutuar mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat SenSchumer dhe për të riafirmuar partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, ka thënë pas takimit presidentja Osmani.

Presidentja në këtë takim ka qenë e shoqëruar nga stafi i kabinetit të saj dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli./KosovaNews

Presidentja Osmani udhëton për në ShBA, takohet me udhëheqësin e shumicës në Senat

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?