Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, gjatë ditës së sotme konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor ka shqiptuar dy gjoba për kundërvajtësit në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik.
Në njoftim thuhet se në njërin rast është hasur një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me katërdhjetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tri (93) km/h.
Për këtë rast kundërvajtësi bëhet e ditur se është gjobitur në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Në rastin tjetër në e-mailin zyrtar Policia e Kosovës ka pranuar një video incizim me të cilin shihet se kundërvajtësi ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Për këtë rast thuhet se kundërvajtësi është gjobitur në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.


