KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë ndaj Jeton Podvoricës, i akuzuar për mashtrim në prokurim publik
Siguri

2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë ndaj Jeton Podvoricës, i akuzuar për mashtrim në prokurim publik

Kosova News
Kosova News 11:31 -08/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Jeton Podvorica është dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Podvorica u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi me burgim, të akuzuarit Podvorica nuk do t’i ekzekutohet, nëse i njëjti  nuk do të kryejë vepra të tjera penale në periudhën verifikuese prej 1 viti.

Gjithashtu i akuzuari Podvorica obligohet edhe me shpenzimet e procedurës penale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 për fondin për kompensim të viktimave të krimit.

Sipas gjykatësit Kuqi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

Ndryshe, i akuzuari Podvorica i e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 5 maj 2023, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jeton Podvorica, akuzohej se në cilësinë e personit të autorizuar në kompaninë “EING COM”, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik në aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i Objektit të ri administrativ dhe renovimi  i hapësirave përcjellëse”, të iniciuar me datë 16.11. 2020 nga NP “Termokos”.

Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari me datë 12 mars 2021, ankesës së ushtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues për eliminimin e kompanisë së tyre nga tenderi me titullin e lartcekur, i ka bashkangjitur dokument të falsifikuar me përmbajtjen të rreme “Marrëveshjen e bashkëpunimit” për trajnim të lidhur në mes të Qendrës për Aftësim Profesional (QAP) dhe kompanisë N.N.T “EING COM” të datës 21/2/2017 dhe dy raporte të vlerësimit nga (QPA) të datës 14/12/2017, në emër të kandidatëve Muhamet Lahi dhe Idriz Podvorica me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Me këtë, Jeton Podvorica akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 par 1 të Kodit Penal Të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në pesë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 08/05/2023 08/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?