KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkohet drejtoresha në Komunën e Istogut, Elianë Blakaj: Arsyet janë banale “mosbindja ndaj urdhërave të shefit”
Politikë

Shkarkohet drejtoresha në Komunën e Istogut, Elianë Blakaj: Arsyet janë banale “mosbindja ndaj urdhërave të shefit”

Kosova News
Kosova News 10:14 -08/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Elianë Blakaj, ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport mnë Komunën e Istogut. Sipas saj, arsyet e shkarkimit janë banale si “mosbindja ndaj urdhërave të shefit’’.

Sipas saj, shkarkimi ndodhi për shkak se “nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhonte ajo”.

“Pres njerëz që do të kënaqen me shkarkimin tim, ngase jo çdo kujt i pëlqen korrektësia, por fatbardhësisht ka shumë njerëz që do i mërziten shkarkimit tim”, shprehet ajo.

Ajo shprehet se kryetari i degës ka vendosur për fatin e saj, dhe ka realizuar “përpjekjen e tij njëvjeçare për shkarkimin e saj”.

“Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim”, është shprehur ajo.

Ky është reagimi i plotë i Blakajt:

E shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport – Istog

Miq të nderuar ju njoftoj se emërimi im politik në pozitën e Drejtoreshës tashmë ka përfunduar me shkarkimin tim.

Arsyet e shkarkimit janë absurde dhe i takojnë stilit të një injoranti ’’mos bindja ndaj urdhërave të shefit’’.

Shkarkimi ndodhi në mënyrë tinzare dhe tradhëtare. Nuk ndodhi për shkak të mos kryerjes së detyrave të punës, por ndodhi për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhoja dhe ky fakt tregon paaftësinë e tij për kryerjen e detyrave të cilat është i ngarkuar brenda Komunës.

Ky shkarkim ndodhi, për ta fshehur paaftësinë e tij si partner i koalicionit për ta menaxhuar atë, duke parë vetën si patericë pa asnjë funksion, bëri atë që kishte mundësi të vetme.

Kësaj radhe me një paturpësi të madhe pa prezencën time në mbledhje të kryesisë është diskutuar puna ime në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mënyrë që gënjeshtra të triumfoi mbi të vërtetën.

Sipas asaj që më është thënë: është vendos që Kryetari i degës të vendos për ‘’fatin tim’’ për të realizuar përpjekjen e tij një vjeçare për shkarkimin tim duke arritur në mënyrë autoritare qëllimin e tij, me këtë rast një gjë të tillë ia mundësuan edhe një pjesë e kryesisë së degës – kryesisht njerëz të besueshëm dhe servil të tij.

Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim.

Një Kryetar nuk duhet t`i frikësohet një Drejtoreshe e cila ka punuar ndershëm dhe drejt, përkundrazi do ishte dashur të krenohet. Apo kjo duket të ketë qenë arsyeja pse atij nuk iu kam përshtatur.

Mjafton ta shihni profilin në rrjetet sociale dhe angazhimin tim dhe të tij për këtë periudhë, çdo kush që gjykon drejt mund të shohë realitetin.

Unë kam ardhur në këtë pozitë nga besimi qytetarë, duke qenë femra më e votuar nga radhët e PDK-së në Istog, pa kalkulime dhe pa preferenca të Kryetarit të degës.

Puna ime për dikë ka paraqitur frikë, ndoshta pse janë mësuar që afër vetës të mbajnë servil dhe duke mos punuar asgjë e duke shfrytëzuar zyren vetëm për të pirë kafe.

Edhe sikur nesër prapë të isha në atë pozitë prap do i bëja të njëjtat gjëra, punën e njëjtë me nder dhe përkushtim.

Jam shumë krenare me secilën ditë dhe secilën punë që kam bërë dhe kam planifikuar ta bëjë për vitet në vijim. Mora një Drejtori e cila ‘’mu besua’’ që përfshinë tre sektorë me vetëm një zyrtare, duke ia dalur mbanë të përfundoj projektet dhe mjetet e parapara financiare.

Pres njerëz që do të kënaqen me shkarkimin tim, ngase jo çdo kujt i pëlqen korrektësia, por fatbardhësisht ka shumë njerëz që do i mërziten shkarkimit tim.

Jam shumë e lumtur që për këtë periudhë gjatë mandatit tim, kam punuar pa u korruptuar dhe me ndershmëri të plotë, fakt të cilin e dijnë të gjithë njerëzit që kanë pasur rastin të më njohin nga afër.

Këtë vit planifikimi që është bërë në DKRS do jetë ai që çdo qytetarë do ndahet i kënaqur, unë jam e lumtur për këtë pavarësisht që tani nuk do të mund t`i menaxhoi ato.

Mjeranat që tentojnë me ‘’u rrit’’ në kurriz të dikujt janë njerëz të dështuar, ata asnjëherë nuk do të ecin sepse të tillët tradhëtisht e eliminojnë politikisht përkohësisht një femër veç pse ngjyrës së zezë nuk i ka thënë e bardhë, por KJO PËR MUA ËSHTË KRENARI.

Krenari që do më përcjellë gjatë gjithë jetës time.

Dega e PDK-së në Istog pjesë e së cilës isha për vite me radhë, e them me bindje të plotë që asnjeherë të vetme nuk i ka përkrahur njerëzit të cilët si ka pasur servil të vetvetes, janë parë vetëm interesat e ngushta të dy-tre personave.

PDK në Istog me udhëheqjen e tillë të klikes ekzistuese nuk e meriton të votohen edhe nga fakti i këtij shkarkimi tinzar e të padrejt.

PDK në qendër po e promovon udhëheqjen në baza gjinore 50/50 , por atë nuk mund të arrij me njerëz të cilët i ka në disa degë të saja, sepse gjatë gjithë mandatit kam qenë e luftuar pikërisht nga ‘’burra’’ të pandershëm për të cilët suksesi im ka qenë pengesë për ta.

PDK DEGA NË ISTOG NUK I PËRKRAHË GJININË FEMRORE,( pozita ime ka ardhur si rrjedhojë e votës në Kuvend Komunal)

KRENARE QË KAM MBAJTUR DHE JAM SHKARKUAR NGA POZITA FAQEBARDHË SI DHE E PANËNSHTRUAR, E PAKORRUPTUAR ASNJËHERË.

Falenderim i veçantë për të gjithë ata që më kanë mbështetur në zgjedhje si dhe deri në ditën e fundit. Falenderim i veçantë për të gjithë ata zyrtarë komunal që bashkëpunuan për të mirën e Institutcionit.

Për mua ishte një përvojë e mirë, mësova shumë, takova njerëz të mirë, tentova me punu maksimalisht deri aty ku kisha mundësi me i ushtru kompetencat e mija.

Nuk më është ofruar asnjë letër arsyetimesh për shkarkim, përveç Vendimit i cili ka ardhur në Zyren time, i nënshkruar nga Kryetari i Komunës, i cili mendoj që nuk është dashur ta lejoj këtë tradhëti, por tek e fundit ai ka menduar politikisht.

Çdo gjë që nuk të vranë të bënë më të fortë!

Zoti do marr hak për mua, ata njerëz nuk mund ta gëzojnë pozitën duke shkarkuar një femër veç pse është femër dhe është e pafuqishme për hakmarrje.

Ftoj Institutcionet relevante që të shqyrtojnë rastin se si shkarkohet një femër pa të vetmen arsye.

Kam besim dhe durim me prit..

Shihemi në proceset e radhës!

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 08/05/2023 08/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?