Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija.
Ai ka konfirmuar se viktima është ishte i moshës 33-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjakovës.
“Një motoçiklist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin. Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar nga motori dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.
Ai tha se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


