KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në vjeshtë pritet të fillojnë punimet në Kompleksin e Jasharëve
Politikë

Në vjeshtë pritet të fillojnë punimet në Kompleksin e Jasharëve

Kosova News
Kosova News 11:43 -07/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka thënë shumë shpejt pritet që të shpallet konkursi ndërkombëtar për renovimin e Kompleksit Memorial të Jasharëve në Prekaz.

Zogaj thotë se ky projekt i tejkalon përmasat e një projekti që deri më tani është realizuar në Kosovë dhe i cili pritet që të fillojë në vjeshtë të këtij viti.

Zogaj, tha se ky është një projekt madhështor, që sipas tij, pas përfundimit do të arsyetohen vonesat e deri tanishme.

“Është caktuar një komision i ekspertëve dhe komisioni ka bërë detyrën projektuese dhe detyra projektuese është votuar nga komiteti ndërministror në fund të shtatorit, pastaj kanë filluar disa proceduar për hapjen e konkursit për aplikim dhe pas gjitha atyre detajeve që është dashur që të parashihen, sepse ky do të jetë një prej konkurseve të veçanta që deri më tani në Kosovë nuk kemi pasur, sepse është një projekt madhështorë po edhe jashtëzakonisht i madh”, tha Zogaj.

Ai tha fillimisht do të behët hartimi i projektit, e që sipas tij, të gjitha këto proceduar do të marrin kohë deri në vjeshtë.

Zogaj tha se ekspertet kanë ndërhyrë në kullat aty ku ka pasur nevojë dhe se nuk ka ndonjë rrezik vetëm në përjashtim të ndonjë tërmeti.

“Këto proceduar do të marrin kohë, fillimisht do të jetë konkursi për hartimin e projektit, pasi ta kemi projektin pastaj do të fillojnë procedurat për përzgjedhjen e kompanisë për realizimin e projektit. Po shpresojmë që gjitha këto procedura do të na marrin kohë ka vjeshta, po shpresojmë që të kemi mundësi që të fillojmë konservimin fillimisht të shtëpive të rezistencës. Përveç kësaj do të fillojmë me punime të tjera. Situata është e mirë dhe për një kohë mund të rezistojnë këto kulla. Po shpresojmë që Prekazin do të kemi një qendër edhe të rajonit për vizitor”, tha në një intervistë për Ekonomia Online , Zogaj.

Ai tha se ky projekt parashihet që të shtrihet në një sipërfaqe deri në 450 hektarë dhe diku në 20 hektarë do të ketë ndërtime.

Ai theksoi se i gjithë projekti do të jetë i shumë i kushtueshëm.

“Realisht gjithë projekti duhet të jetë i kushtueshëm, nuk mund të flasim për shumën tash, sepse flitet për një projekt që do të shtrihet në një sipërfaqe në kuadër të kompleksit 450 hektarë, nuk do të thotë që do të ketë ndërtime në 450 hektarë, po të paktën diku 20 hektarë do të ketë ndërtime dhe projekti do të jetë bukur i kushtueshëm, edhe projekti do të kushtojë disa miliona”, tha ai.

Ai tha se si Agjenci brenda javës do ta shpallin fazën e fundit për ndërtim e kompleksit të Mejsë. Sipas tij, vitin e ardhshëm do t’i realizojnë edhe dy projekte të mëdha e të cilat janë projekti për fëmijët e vrarë gjatë luftës edhe muze i luftës.

“Realisht ne në këtë javë jemi në fazën e fundit të projektit të Mejës, është një nga projektet që 5 vute ne si agjenci merremi e që më herët edhe komuna e Gjakovës. Tash jemi në fazën përfundimtare dhe brenda javës do ta shpallim fazën e fundit për ndërtim në kompleksin e Mejsë dhe ka fundi i viti do ta kemi të përfunduar këtë projekt. Pastaj i kemi disa projekte nëpër komuna që në bazë të buxhetit jemi munduar që t’i përzgjedhim ato që kanë qenë më të domosdoshme. Jemi në përfundim të disa projekteve më të vogla dhe po mbetët që vitin tjetër t’i realizojmë disa projekte më të mëdha që i mungojnë Kosovës si projekti për fëmijët e vrarë gjatë luftës edhe një muze të luftës. Po shpresojmë që vitin tjetër t’i kemi edhe këto dy projekte”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 07/05/2023 07/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?