Policia e Kosovës njofton se një person në Lipjan, derisa ka qenë duke hapur një kanal, ka gjetur dy mjete të dyshuara.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore për deminim dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se njësitë kompetente kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut.


