Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Kamenicë, nën dyshimin se në shenjë revolte që familjari i tij nuk i kishte dhënë para, tentoi t’ia vë flakën veturës së këtij të fundit.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në shenjë revolte që viktima mashkull kosovar nuk i kishte dhënë para kishte tentuar i vë flakën automjetit të viktimës, (Viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete)”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


