Mbreti Charles III ka marrë fronin zyrtarisht në ceremoninë e kurorëzimit që ka filluar tash e disa orë. Charles III është mbreti i 39-të i kurorëzuar në Westminster që nga viti 1066.
Kryepeshkopi që po e udhëheq ceremoninë ia vendosi kurorën dhe i premtoi besimin e tij Charles III.
Edhe bashkëshortja e tij, Camilla, u kurorëzua si Mbretëreshë.
Gjatë ceremonisë u këndua disa herë “Zoti e ruajtë Mbretin” nga kryepeshkopi dhe nga kongregacioni.
Mbreti Charles III hipi në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II dhe ceremonia zyrtare e kurorëzimit u mbajt të shtunën në Londër, ku morën pjesë përfaqësues të pothuajse të gjitha vendeve të botës, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
The Archbishop of Canterbury crowns King Charles III.
— Royal Central (@RoyalCentral) May 6, 2023
Cries of God Save The King fill Westminster Abbey.#Coronation pic.twitter.com/MjCZbE7l3T
Mbreti Charles III bën betimin për kurorëzimin
Mbreti Charles III ka kryer betimin për kurorëzimin si Mbret, si faza e parë e shërbimeve që do të bëjë deri në kurorëzimin e plotë.
Mbretit Charles iu kërkua të konfirmojë se do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
Mbreti vendosi dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe u zotua të kryejë dhe mbajë ato premtime.
Charles III bëri gjithashtu betimin e dytë – Betimi i Deklaratës së Anëtarësimit – duke deklaruar se ai është një “protestant besnik”.
Procedura pritet të zgjasin afro dy orë.